Futboll Sport

Mançini ndryshon kursin tek Italia: Unë do të përshtatem me nevojat e klubeve

Njoftim i rëndësishëm nga Roberto Mancini, i cili në një intervistë me “Il Secolo XIX” shpreh qëllimin e tij për të hequr praktikat e dëshiruara fort nga Antonio Conte dhe, gjithashtu, të përdorura nga paraardhësi i tij, Ventura.

“Problemi i trajnerit të kombëtares ka qenë gjithmonë për të përmbushur kërkesat e një klubi. Unë nuk do të bëjë stazh, kam nevojë për klubet e ndryshme, por dua që lojtarët të arrijnë në kombëtare të relaksuar dhe jo t’i zërë gjumi”, – ka thënë Mancini.

Kështu, trajneri i Italisë është optimist për të ardhmen: “Djemtë janë shumë të rinj dhe entuziazmi nuk mungon, por ai duhet domosdoshmërisht të kanalizohet në përgjegjshmëri e lartë profesionale. Ata janë të mirë, por ndoshta u mungon një përvojë e vogël. Disa prej tyre nuk kanë bërë ndeshje në nivel ndërkombëtar, por, gjithashtu, ato do të vijnë, vlerat janë atje”.

Mancini për më tepër thekson: “Lojtarët absolutë, yje në botë, janë dy, tre, ose katër më së shumti. Presim nga disa lojtarë të shpërthejnë. Kjo ndodhi me të tjerët, me  Francën, për shembull; deri kohët e fundit nuk dinim asgjë për Mbappé, ose Dembélé”.

Related posts

Futbollistit të KOMBËTARES i skadon kontrata, mesfushori nuk e harron TIRANËN: Më qan zemra

Isa.Autor

SKËNDËRBEU NË LUFTË ME KOHËN/ FIFA mban në ankth korçarët

Delo.autor

E FUNDIT/ CHAMPIONS LEAGUE: Ndahet vazoja e parë, skuadrat mësojnë grupet e tyre

Isa.Autor

Leave a Comment