Futboll Sport

Zlatko Dalic: Ky futbollist është “shpirti” i skuadrës që unë drejtoj

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic e quan sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic, “shpirtin” e skuadrës së tij, pavarësisht se ende nuk e ka gjetur rrjetën.

“Pavarësisht nëse ai ka shënuar ose jo, Mandzukic është shpirti i kësaj Kroacie. Ai shtyn para, është linja e parë e mbrojtjes. I thashë atij se nëse do shkojsh në SHBA, ai do të ishte një sulmues, e jo një sulmues anësor si tek Juventusi.

Atij mund t’i mungojë një gol, por shpresojmë se do të vijë kundër Danimarkës ose në fazat e fundit të turneut. Mandzukic është shumë i rëndësishëm për të gjithë ekipin dhe ne e vlerësojmë këtë”,-ka thënë Dalic në konferencë për shtyp.

Related posts

LIVE/ Juventus-Ajax, van de Beek barazon shifrat për holandezët

Delo.autor

BAYERN MUNICH-FRANKFURT/ Pas një pasimi nga Coman, Lewandowski zhbllokon sfidën me stil (VIDEO)

Delo.autor

Gattuso: Ky Milan më ngjan mua, dua të shoh helmin!

Q.Autor

Leave a Comment