Futboll Sport

Hernan Krespo zhgënjen tifozët e Argjentinës përpara sfidës me Francën

Një nga ndeshjet më të bukura që do të na rezervojë faza e 1/8-ave në Kampionatin Botëror do të jetë ajo midis Francës dhe Argjentinës.

Franca është dukshëm favorite për ta fituar ndeshjen. Për këtë ndeshje ka folur edhe legjenda e Argjentinës, Hernan Krespo, i cili shprehet: “Unë jam i lumtur që Argjentina është kualifikuar në Botëror.

Sa i përket ndeshjes me Francën, mund të them se ne nuk jemi favoritë për atë ballafaqim. Franca duhet të shqetësohet, pasi ata janë favoritë për ta fituar ndeshjen”.

Ai foli gjithashtu edhe për ndeshjen me Nigerinë.“Në fund të lojës me Nigerinë, djemtë po qanin nga gëzimi për shkak të presionit që kishin hasur dhe unë shpresoj që tani do të dalin nga presioni”, përfundoi ish-sulmuesi.

Related posts

RILTHIMI I BONUCCIT NGA MILAN TEK JUVE/ Zbulohen mesazhet me ultrasit: Ishte sulm për klubin jo për mua

Delo.autor

“LUFTA” PËR TITULLIN E SUPERIORES/ Teutën nuk e favorizon kalendari, ja përballjet e “ferrit” të skuadrës durrsake…

Delo.autor

SONDAZHI/ Zgjidhet TRAJNERI më i mirë i të gjithë kohërave, nuk do ta besoni… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment