Futboll Sport

RRËFEN NJË PRAPASKENË ME FORSBERG/ Kapësja e topave zbulon gjithçka: Më ofroi fanellën me një kusht…

Një prapaskenë interesante është zbuluar pas ndeshjes mes Suedisë dhe Greqisë, e vlefshme për fazën kualifikuese për Katar 2022.

Suedezët kanë fituar 2-0 dhe merita mund të ketë qenë edhe e njërit prej kapësve të topave.

Siç ka bërë të ditur Expressen, fantazisti suedez Emil Forsberg duket se ka arritur të bëjë një marrëveshje të suksesshme me të renë Valeria, një prej kapësve të topave: në çdo goditje nga këndi duhej të ishte “më e ngadaltë” se zakonisht në dorëzimin e topit në mënyrë që rivalët e Greqisë të mos e fillonin shpejt lojën dhe të provonin të përmbysnin rezultatin.

Ka qenë vetë vajza që ka zbuluar se në këmbim ka marrë fanellën me numrin 10 të idhullit të saj.

“Emil më është afruar gjatë një goditje nga këndi dhe më ka thënë ta ngadalësoja pak lojën. Në këmbim, në fund të ndeshjes, do të më jepte fanellën e tij. Është treguar shumë i sjellshëm dhe unë kam dashur ta ndihmoj”.

Duke parë fotografitë e bëra pas ndeshjes, vajza e ka përmbushur misonin dhe është kthyer në shtëpi me fanellën e Forsberg.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Pas bojkotit të arbitrave, “FSHF” ndërpret futbollin. Ja vendimi

Delo.autor

“PRESIM NJË NDESHJE SPEKTAKOLARE, JEMI GATI PËR LUFTË”/ Trajneri e Bayern: Jam impresionuar nga Tigresi

Delo.autor

PAS ELIMINIMIT NGA “EURO 2020″/ Modric realist: Barazuam me një gol me fat, ata ishin më të…

Delo.autor

Leave a Comment