Futboll Seria A Sport

Lidhje me Camorra te Napoli, 3 muaj burg për futbollistin e Milan

Dhjetë muaj skualifikim për Paolo Cannavaro, katër për Salvatore Aronica dhe tre muaj për Pepe Reina. Janë këto kërkesat e Prokurorisë Federale, ndaj Gjykatës ku do të zhvillohet seanca e procesit sportive ndaj ish-futbollistëve të Napolit, të akuzuar për mbajtjen e marrëdhënieve dhe shkëmbimit të favoreve me tifozë të lidhur me organizatën kriminale, sikurse është zbuluar nga një hetim penal të sektorit antimafia të Napolit.

Ndaj Cannavaro, sot në Kinë me të vëllain Fabio, prokurorët kanë ngritur çështjen në lidhje me dy rrethana: një përgjim në të cilin dy të pandehur tregojnë se përdorin kartën e tij të kreditit, si dhe dhënien e dy biletave për në stadium. Ndaj Reina, sot i federuar me Milan, frekuentim dhe lehtësim të konsideruara ekuivoke. Kërkesë për katër muaj edhe ndaj menaxherit të ekipit të Napolit, De Matteis, por në tërësi ekziston bindja se gjykata do të lehtësojë dënimet.

Related posts

“KËRCËNIMI I TRAJNERIT”/ ​Klopp paralajmëron transferime në janar

Delo.autor

“Dridhet” bota e futbollit! Real Madrid ka gati 300 milionë euro për sulmuesin amerikano jugor

Sadik.Autor

“RACIZMI ËSHTË NJË PROBLEM NË FUTBOLL”/ Gazidis: Serie A nuk është e prapambetur, por ja ku çalon gjithçka

Delo.autor

Leave a Comment