Futboll Seria A Sport

SHITJA E MILANIT/ LI-Commisso pranë marrëveshjes: mbi €500mln dhe 30% aksione për pronarin aktual

Tratativat mes Mr. Li dhe Roço Commisso janë rindezur papritur gjatë mëngjesit amerikan të sotëm. Më saktë diskutimet po zhvillohen mes Roço dh përfaqësuesve ligjorë të Yonghong. Jo në zyrat e “Goldman Sachs”, por me një apo më shumë biseda telefonike. Dhe brenda vetëm pak orësht të dy palët raportohet të kenë arritur shumë pranë akordit final.

Mësohet se mbetet shumë pak deri në finalizimin e marrëveshjes zyrtare, kushtet mbeten gjithmonë të njëjtat e ditëve të mëparshme. Një marrëveshje përtej 500 milionë euro që përfshin edhe shlyerjen e plotë të borxhit të Elliott, ndërkohë që Li do të vazhdojë të mbajë në pronësi 30 % të aksioneve. Tashmë ka optimizëm me shpresën që gjithçka të mund të finalizohet mbase me mbrëmjen amerikane. Gjithsesi nuk duhet harruar edhe precedent i ditëve të mëparshme, kur marrëveshja dukej e arritur, ndërsa në momentin final, përfaqësuesit e Milan braktisën tryezën e bisedimeve.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Bileta nuk mjafton, tifozët duhet të presin lotarinë për Lojërat Olimpike

Delo.autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Kroaci-Çeki. Rezultati 1-1

Delo.autor

Berisha fluturon si shqiponjë, Dortmundi “fundoset” në shtëpi nga kampionët e Austrisë

Q.Autor

Leave a Comment