Futboll Seria A Sport

De Laurentiis i vë çmimin shkodranit, ja sa vlen Elseid Hysaj…

E ardhmja e Elseid Hysajt vazhdon të mbetet një dilemë e madhe. Emri i mbrojtësit shkodran po përmendet gjithnjë e më shumë në ambientet e Chelsea-t, teksa në krahun tjetër Napoli duket se po bën rezistencë për të mos humbur shërbimet e shqiptarit, madje vlerat e Hysajt janë aq të mëdha për klubin jugor sa presidenti De Laurentiis është gati t’i ofrojë një kontratë të re 24-vjeçarit.

Sidoqoftë, përtej këtyre raportimeve që vijnë nga mediat ndërkombëtare, mësohet se blutë e Londrës nuk e kanë fokusuar interesin e tyre thjesht në fjalë, por në fakte konkrete. Duke qenë se Hysaj është në krye të listës së dëshirave të teknikut të ardhshëm te klubit londinez, Maurizio Sarri, në dyert e Napolit është paraqitur një ofertë që kap shumën e 42 milionë eurove.

Oferta financiare është konsideruar si tepër e ulët nga ana e klubit jugor, duke i dhënë një sinjal të qartë Chelsea-t se për Hysajn nevojiten shumë më tepër, madje duke vendosur edhe një shifër fikse 60 milionë euro, në mënyrë që mbrojtësi kuqezi të lihet i lirë.

Related posts

Formacionet zyrtare, City kërkon të pamundurën ndaj Liverpoolit

Sadik.Autor

INTER NË KRIZË EKONOMIKE/ Presidenti Zhang do të shesë aksionet tek një shoqëri… kineze

Delo.autor

REFUZON FANELLËN E JUVENTUS/ Shikoni reagimin e djaloshit kur kapet nga kamera (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment