Futboll Sport

Guri injoron kampionatin belg: E pashë nivelin, shënoj 15 gola

Sindrit Guri ka folur pas fitores së arritur të ekipit të tij Ostende kundër Zeuvelentes. Sulmuesi i njohur shkodran është i bindur në aftësitë e tij, teksa u shpreh se do të arrijë kuotën e 15 golave në kampionatin belg. Në një prononcim për Supersport, Guri u shpreh:

“Objektivi im personal është që të shënoj 15 gola. E kam parë nivelin këtu dhe nuk e shikoj të paarritshme. Njerëzit kanë interesim të madh për futbollin dhe kjo është gjë e mirë, pasi ky sport për ata luhet.

Sa i përket Kombëtares, shpresoj të jem gjithmonë pjesë e Shqipërisë dhe të jap më të mirën si në çdo futbollist shqiptar që do të përfaqësojë fanellën kuqezi. Për Kombëtaren jam gati të jap më të mirën dhe pres gjithmonë të më vijë ftesa”, ka përfunduar ai.

Related posts

ARRITI FITOREN NË “MINSK 2019” Trajneri i xhudos: Kuka e bronztë! Emocion i jashtëzakonshëm…

Delo.autor

“L’EQUIPE” PUBLIKON LISTËN E PAGAVE/ Njihuni me 11 lojtarët më të paguar në Francë, ja kush dominon

Delo.autor

E FUNDIT/ Barcelona merr lajmin e madh me vlerë 61 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment