Futboll Sport

Lojrat Mesdhetare: Boksieri Zeneli i siguron medalje Shqipërisë, Smajlaj në finalen e kërcimit

Ditët e fundit të Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2018” kanë qenë më të mira për Shqipërinë, e cila siguroi medaljen e artë në garën e 3000m/p me atleten Luiza Gega. Por kjo medalje nuk do të jetë e vetmja për ngjyrat kuqezi, pasi të sigurt e ka medaljen edhe boksieri Krenar Zeneli. Sot, ai fitoi 4-1 ndaj rivalit turk Ali Ihsan Alagas në gjysmëfinalen e peshës 56kg, duke u kualifikuar për në finale. Çka do të thotë se Zeneli do të varë në qafë një medalje, me shpresën që ajo të jetë e artë. Boksieri kuqezi do të përballet në finale me italianin Raffaele Di Serio.

Mundësi për të arritur medalje ka edhe atleti Izmir Smajlaj, që është kualifikuar për në finalet e garës së kërcimit së gjati. Në eliminatore, kampioni i Europës dha rezultatin 7.77 metra, duke prerë një biletë për në finale, ku pritet që paraqitja të jetë shumë më e mirë. Në finale, ku do të jenë 12 garues, pritet që Smajlaj të bëjë një garë të mirë dhe të triumfojë, pasi rezultati i tij më i mirë ëhstë 8.08 metra, rekord kombëtar.

Intervista e Krenar Zenelit ekskluzive per KOKSH menjehere pas kualifikimit ne finalen e boksit te Lojerave Mesdhetare “Tarragona 2018” Suksese Krenar 🇦🇱#Tarragona2018 #Albanianteam 🇦🇱

Gepostet von Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH) am Freitag, 29. Juni 2018

Related posts

Xhaka dhe Shaqiri godasin përsëri: Faleminderit Angela Merkel

Isa.Autor

Fitore mbijetese për Crotonen e Ajetit, mbrojtësi kuqezi pranë festës në Seria A

Sadik.Autor

THUAJSE NJË SKUADËR NGA E PARA/ Ja sesi mund të rreshtohet Kukësi gjatë sezonit të ri…

Delo.autor

Leave a Comment