Futboll Sport

Po festonte kualifikimin kundër Serbisë, humb jetën tragjikisht tifozja e Brazilit

Fitorja e ‘seleçaos’ kundër Serbisë në ndeshjen e fundit të grupit i ka kushtuar jetën një vajze të re në Brazil.

Duket e pabesueshme, por gëzimi për kualifikimin në 1/16 i ka marrë jetën tifozes Tamra Maiochi, e cila është prerë në fyt nga një copë xhami e thyer, raporton “Daily Mail”.

Së bashku me miqtë e saj 30-vjeçarja ishte duke parë ndeshjen në një shtëpi në Itatiba, në shtetin juglindor brazilian të Sao Paulos.Teksa u ngrit bashkë me pjesën tjetër të grupit për të festuar fitoren e Brazilit në fund të lojës, ajo humbi ekuilibrin dhe ra mbi një gotë që ndodhej në tavolinën aty pranë. Gota u thye dhe copat e xhamit premë venën e qafës së të resë.

Këto janë detajet e policisë e cila shton se miqtë u përpoqën ti ndalonin gjakderdhjen, por kur ekipet e urgjencës arritën në shtëpi, ajo ishte e vdekur.

Tifozja braziliane postoi një foto në faqen e saj të Facebook më 31 maj, duke mbajtur një gotë verë në dorë. Dhe në postimin e saj të fundit në rrjetin social ajo ndau një video që paralajmëronte për rreziqet e përdorimit të celularit në timon.

“Nuk e imagjinojmë kurrë se diçka e tillë mund të ndodhë me ne. Por aksidentet ndodhin”, shkroi në postim, “në fenë time, spiritualizëm, besoj se gjithçka ndodh për një arsye”.

Shefi i policisë Luciano Carneiro de Paiva tha se një hetim do të hapej lidhur me vdekjen e znj. Maiochi, edhe pse çdo gjë tregon për një aksident tragjik.

Trupi i saj u dërgua në qytetin e saj të lindjes Conchal, në shtetin Sao Paulo, për zhvillimin e funeralit.

Related posts

LIVE/ Chelsea-Arsenal, pjesa e parë mbyllet pa gola në Baku

Delo.autor

KA DITËLINDJEN/ FSHF harron kapitenin legjendar, ja çfarë bën Lacio (FOTO)

Isa.Autor

VITI MBYLLET KEQ PËR SHEVAN/ E pëson edhe nga COVID-19. Një tjetër legjendë e Milanit merr drejtimin e Genoas

Delo.autor

Leave a Comment