Futboll Sport

Trajneri i portugezëve: Ronaldo i rëndësishëm, por i vetëm nuk mund të…

Portugalia kërkon të përsëritë suksesin e dy viteve më parë, kur fitoi Europianin dhe këtë herë synon të rrëmbejë Kupën e Botës. I bindur se mund t’ia dalë mbanë është trajneri i skuadrës “luzitane” Frenando Santos, që në prag të ndeshjes që do të luajë ndaj Uruguajit ka karikuar ekipin e tij. “Forca e Uruguajit? Janë teknikë dhe kanë një trajner që i ka rritur prej 12 vitesh, një skuadër që sillet dhe luan si një bllok. Por, pavarësisht kësaj, jam i bindur se Portugalia ka një ekip më superior dhe do ta fitojmë këtë ndeshje”, tha Santos.

E pashmangshme për trajnerin e kombëtares së Portugalisë është pyetja për yllin e ekipit Cristiano Ronaldo. “Është i rëndësishëm për ne, por nuk varemi prej tij. Nëse ai luan i vetëm do ta humbasë ndeshjen dhe Ronaldo e di këtë gjë. Nëse luajmë të gjithë së bashku, atëherë fitojmë. Cristiano mund të realizojë edhe 3 gola, por nëse i bën i vetëm nuk do të shkojë dot deri në fund”, tha më tej trajneri Fernando Santos, që synon të përsëritë sukseset e Gjermanisë, Francës dhe Spanjës, që në të shkuarën kanë fituar në dy vite Europian e Botëror.

Related posts

“SHAKA KJO…”/ Neymar “shpërthen” në rrjetet sociale, pastaj fshin gjithçka. Dalin imazhet e reja nga penalltia (VIDEO)

Delo.autor

Courtois hedh në gjyq ish-trajnerin e Belgjikës

Sadik.Autor

VIDEO/ Mustafi asiston, Koscielny shënon

Q.Autor

Leave a Comment