Futboll Premier League Sport

Trajneri i Belgjikës: De Bruyne, një hero i pavlerësuar i Kupës së Botës

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, beson se shfaqjet e Kevin De Bruyne në Kupën e Botës janë nënvlerësuar. Kombëtarja belge i fitoi të tria ndeshjet e para në “Rusia 2018” dhe e mbylli në krye të Grupit G, për t’u ballafaquar me Japoninë, të hënën, në 1/8 finale.

Ndërsa Eden Hazard dhe Romelu Lukaku janë shfaqur si golashënues, De Bruyne ka luajtur rolin e tij në mesfushë, duke kontribuar me asistet e tij. Martinez mendon se ylli i Manchester City ka merituar më shumë lavde për shfaqjet e Belgjikës në Rusi, deri më tani.

“Unë mendoj se Kevin De Bruyne është nënvlerësuar në këtë Kupë Bote, deri më tani, – tha ai të premten. – Kur shikoni kontributin e tij në ekipin tonë, është një nga ato kontribute vendimtare. Ai i lejon lojtarët e parë që të jenë në pozita të mira. Eshtë thelbësor në mënyrën se si ne duam të sulmojmë dhe të mbrojmë.

Qëllimi ynë është të mbrojmë shpejt dhe sa më lart. Unë mendoj se Kevin De Bruyne ka qenë një interpretues i lartë, i cili ende nuk është nënvizuar në merita, por është thelbësor për mënyrën se si duam të luajmë. Tani është 27 vjeç, teksa prej dy vitesh ka qenë në një nivel të jashtëzakonshëm. Ndoshta në 16 muajt e fundit ka qenë në nivelin më të lartë të karrierës së tij. Ndikimi i tij ka qenë, menjëherë, ai i një fituesi të kërkuar, i cili është thelbësor në çdo ekip futbolli”.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Dinamo nuk ndalet, pritet afrimi ish-mesfushorit të Tiranës

Delo.autor

OFERTA E ÇMENDUR/ 150 milionë euro dhe një yll, Barça përgatit lëvizjen e bujshme

Delo.autor

ZYRTARE/ Talenti Nikaj largohet nga Vllaznia dhe firmos kontratë 3-vjeçare me Skënderbeun

Delo.autor

Leave a Comment