Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Napoli shumë pranë sulmuesit të Real Madridit

Napoli mendon për objektiva të mëdha dhe ato mund t’i arrijë duke qenë se në stol ka një trajner fitues si Carlo Ancelotti. Ëndrra në këtë merkato e presidentit De Laurentiis, sipas të pritshmes sportive spanjolle “As”, është Karim Benzema.

Që francezi të mund të transferohet në “San Paolo” nuk do të jetë e thjeshtë, por fakti që ai ka marrëdhënie shumë të mira me teknikun italian sjell optimizëm. Sulmuesi ka një kontratë deri në vitin 2021 me real Madridin dhe ajo kryesorja paguhet 8.5 milionë euro në një sezon. Një shifër të tillë, Napoli nuk mund ta arrijë.

Dhe pastaj, pavarësisht nga sezoni jo emocionues në Bernabeu që lojtari bëri, presidenti i “galaktikëve” Florentine Perez nuk do të ulen në tryezë për të biseduar për oferta nën 50 milion euro.

Por Ancelotti ka edhe emra të tjerë në mendje. Sipas “Corrieredellosport” gjatë një takimi që ai pati me presidentin De Laurentis, i ka kërkuar atij edhe shërbimet e Jerome Boateng dhe Arturo Vidal. Tekniku italian i njeh mirë lojtarët pasi i ka trajnuar ata te Bayern dhe e di mirë se çfarë mund të bëjnë në fushë.

Related posts

CHAMPIONS/ Milani tregohet, kuqezinjtë “përqafojnë” gjysmëfinalen. Real-i kalon pa probleme Chelsean

F.autor

MERKATO E VERËS/ Mesfushori Çela rinovon me Kastriotin, arrin marrëveshjen me klubin mbrojtësi…

Delo.autor

Juventusi josh kroatin e Real Madridit, nis kontaktet me agjentin e mesfushorit

Sadik.Autor

Leave a Comment