Futboll Sport

Tifozët e Meksikës heqin dorë nga parada në Moskë, rusët e quajtën “ritual makabër”

RUSI- Pas kundërshtimit të Partisë Komuniste ruse, tifozët të futbollit nga Meksika, kanë hequr dorë që të festojnë duke organizuar një paradë në Sheshin e Kuq të Moskës. Ata planifikonin që përmes kësaj parade të festonin kualifikimin e mëtejmë të kombëtares së tyre në Kupën e Botës.

 

Tifozët meksikanë kishin planifikuar që të zhvillonin një paradë në Moskë të titulluar “Dita e të Vdekurve”. Ata planifikonin që të marshonin në Sheshin e Kuq me kostume dhe skelete – festime të ngjajshme që bëhen në Meksikë çdo vit, për të nderuar të vdekurit.

 

Por, anëtarët e Partisë Komuniste ruse kanë refuzuar që meksikanët të zhvillojnë një performacë të tillë, të cilën e kanë cilësuar si “ritual makabër”. Ata kanë refuzuar që një paradë e tillë të mbahet në këtë shesh, ku gjendet edhe varri i Vladimir Leninit dhe heronjve të tjerë rusë.

Zëdhënësi i kësaj partie, Sergei Malinkovich ka thënë se anëtarët e kësaj partie e konsiderojnë Sheshin e Kuq si vend të “shenjtë” dhe se shumica e rusëve do të ndiheshin të ofenduar nëse një paradë e tillë do të mbahej në këtë hapësirë.

Edhe përfaqësues të Kishës Ortodokse ruse kanë shprehur kundërshtimin e tyre me paradën e tifozëve meksikanë.

Related posts

FESTIMI QË I “ÇMENDI” TË GJITHË/ Futbollistja amerikane shfaqet duke kërcyer “tweerk” pas triumfit (VIDEO)

Delo.autor

Rrëfehet futbollistja shqiptare që po “çmend” rrjetin: Shkodra shquhet për femrat…

Sadik.Autor

VONESAT NË STËRVITJE/ ​Dembele tallet kritikat për sjelljen e tij në rrjetet sociale… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment