Futboll Ligue 1

‘Shpërthen’ Neymar: Nëse vjen Ronaldo, largohem unë!!

Neymar ka paralajmëruar PSG se do të largohet nëse klubi francez blen Cristiano Ronaldo-n, sipas raporteve të ndryshme në mediat evropiane.

Ylli brazilian vetëm verën e kaluar bëri kalimin rekord me vlerë 222 mln euro nga Barcelona në Parc des Princes.

Ai është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës franceze duke udhëhequr PSG në krye të renditjes së Ligue 1.

Neymar PSG

Neymar ka shënuar 18 gola për klubin dhe kombëtaren këtë sezon por së fundmi janë shtuar thashethemet për një kalim të portugezit në Francë.

Ronaldo, 32 vjeç, është drejt fundit të karrierës dhe së shpejti mund të largohet nga Real Madrid pasi presidenti Perez po kërkon të rinovojë skuadrën.

Por sipas spanjolles Don Balon, Neymar do të mundohet me të gjithë influencën e tij që operacioni të mos ndodhë.

Cristiano Ronaldo Real Madrid

Gazeta raporton se Neymar iu bashkua PSG për të qenë lideri i padiskutueshëm.

Dhe 25-vjeçari ka frikë se afrimi i Ronaldo-s mund ta linte në hije. Kështu që Neymar me sa duket i ka bërë një ultimatum klubit.

Ai thotë se do të mundohet të largohet nëse PSG blen Ronaldo-n.

Dhe bordi e ka pranuar paralajmërimin dhe ka zbutur interesin për pesë herë kampionin e Ballon d’Or.

Related posts

“KEMI KLASIKE BRENDA SHTËPISË”/ Etoo dhe Kluivert: Do të jetë viti i tyre te Real Madrid dhe Barcelona

Delo.autor

KOLUMBIANI NUK ËSHTË I KËNAQUR NË PREMIER/ Ancelotti s’mjafton, James Rodriguez përgatit lëvizjen e bujshme

Delo.autor

LA LIGAS PO I VJEN FUNDI I SEZONIT/ Finalet e mbetura të Real Madrid dhe Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment