Futboll Shqipëri Sport

MUNDËN PASTËR KAMZËN/ Çela: Fitorja ishte punë e Nicës, duhet të kuptojmë një gjë…

Futbollisti i ndeshjes Kastrioti-Kamza, Çela, pas fitores është shprehur për “SuperSport”.
Ky është Kastrioti që duhet të shikojmë?

Kjo ndeshje ishte rezultuat i pasojës së 3-4 ndeshjeve që kemi zhvilluar. Ishte ndeshje e luftuar. E zgjidhur edhe me pak fat nga ana jotë. Kjo solli edhe golin e dytë dhe më pas ishte më e thjeshtë.

Kemi parë Kastriot sulmues, ndoshta është momenti të mbroni tani?

Ne duhet të kuptojmë diçka. Të mbojmë të gjithë dhe të sulmojmë të gjithëve. Golat kanë ardhur si pasojë e gabimeve individuale nga presion i madh që kanë. Stërvitjet vazhdojnë në mënyrë profesionale, edhe pagesat gjithashtu.

Çfarë ka ndrsyhuar pas ardhjes së Nicës ?

Unë kam punuar 5 vite te Laçi. Ai ka një mentalitet agresiv. Ka shumë pak kohë që është këtu, besoj e kjo fitore ishte rezultat i punës që ka bërë këto javë. Shpresoj të vazhdojmë kështu pasi kur s’ka rezultat bëhen gjërat të vështira.

Keni ndryshuar shumë partnerë në mbrojtje…

Ishte zgjidhje e trajnerit për të spostuar Domgjonin. Edhe Shehi e ka bërë punën shumë, edhe Marku. Shpresojmë të gjejmë vazhdimësinë.

Related posts

MERKATO E LIVERPOOL/ The Reds pas mesfushorit të La Liga

F.autor

I HABIT TË GJITHË/ Trajneri rival: Boll qëndroi tek City, sezonin tjetër De Bruyne do të luajë me…

Delo.autor

MESAZH PËR NEYMAR/ Dani Alves: Ka vetëm një mënyrë për të luftuar urrejtjen

Delo.autor

Leave a Comment