Futboll Sport

Trajneri danez: Do të luajmë ndaj skuadrës më të fortë të Botërorit

Danimarka do të ketë një test të vështirë në 1/8 e Kupës së Botës “Rusi 2018”, pasi do të përballet në Nizhny Novgorad me Kroacinë, një sfidë ku ballkanasit konsiderohen favoritë. Madje për trajnerin e Danimarkës, Age Hareide, skuadra kroate është më e mira e Botërorit. “Po e presim me ankth këtë sfidë, të vetëdijshëm se përballë kemi skuadrën më të mirë të Botërorit, të paktën nga ajo që është parë deri më tani në fazën e grupeve”, tha Hareide.

“Ndeshja ndaj Kroacisë do të shihet nga të gjithë danezët, ndaj ky është një motivim më shumë për ne. Në rast se do të eliminoheshin që në fazën e grupeve, rikthimi në shtëpi do të ishte një turp, një skandal. Por shohim përpara, Kroacia është një skuadër e fortë, mjafton të shohësh se ku luajnë lojtarët e saj. Por nuk kemi frikë dhe në 90 minuta lojë mund të ndodhë gjithçka. Ne besojmë se mund të fitojmë dhe të kualifikohemi”, tha mesfushori i Tottenham, Christian Eriksen.

Related posts

“ÇMENDET Mourinho/ Man united gati të paguajë 500 milionë euro për yllin e Realit (FOTO)

Isa.Autor

SHKËLQEN NË KINË/ Kërceu mbi të gjithë, ish-futbollisti i Kukësit realizon golin e parë me Zibo Cuju (VIDEO)

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË AUSTRALI/ Sulmuesi shqiptar protagonist me gol dhe i jep fitoren Western United (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment