Futboll Sport

ZGJEDH MË TË MIRIN MES CR7 DHE MESSIT/ Lewandowski: Fjalët e tij më prekën shumë…

Nuk e thotë drejtpërdrejt, por e lë qartë të kuptohet më të mirin mes Ronaldos dhe Messit. Bomberi polak i Bayern Munich është rrëfyer për “Bild”, ku ka thënë fjalën e tij mbi debatin e shekullit në futboll. Po kështu,  Robert Lewandowski i është rikthyer çështjes së “Topit të Artë” dhe fjalëve të fituesit për vitin 2021, se ai e Meriton një trofe të tillë:

“Që kur u bëra futbollist profesionist, Messi dhe Ronaldo kanë qenë mbi gjithë të tjerët. Gjithmonë ka qenë një duel mes tyre. Gjithçka ka të bëjë me llojin e lojtarit që preferoni. Përgjigja për pyetjen se cili është më superior është e vështirë.

Unë e respektoj punën e palodhur të Cristiano Ronaldos. Për Messin gjithçka duket e lehtë. Unë mendoj se Cristiano duhet të punojë më shumë për të pasur sukses. Gara e ‘Topit të Artë’ e këtij viti? Këto janë detaje të vogla, çdo gjë duhet të jetë në vendin e vet.

Ajo që mund të garantoj është se do të vazhdoj të bëj punën time dhe të jap më të mirën. Lavdërimet e Messit? Fjalët e tij më prekën shumë. Nuk ishin fjalë boshe, ishte një moment i mirë në karrierën time.

Unë fola vetëm disa fjalë me Leon, sepse spanjishtja ime nuk është shumë e mirë. Fola me Kylian Mbappe në anglisht, më pas ai përktheu për Leo”.

Related posts

Po shkëlqen në Gjermani/ Ja si e vlerëson eksperti italian YLLIN SHQIPTAR

Isa.Autor

HISTORIKE/ Talenti 16-vjeçar shqiptar debuton me skuadrën e parë të Bayern-it në Bundesligë

F.autor

“BOMBA E DITËS/ Zbulohen katër lojtarët që MESSI kërkon tek BARÇA, mes tyre edhe…

Isa.Autor

Leave a Comment