Futboll Seria A Sport

Milan kufizohet në merkato, a do i mjaftojnë?

Ditë të nxehta për Milanin, si në nivelin klimatik, ashtu – dhe mbi të gjitha – në merkato dhe në frontin e pronësisë. Pas verdiktit të UEFA-s dhe në pritje të dëgjesës përfundimtare nga CAS-i i Lozanës, kuqezinjtë do të provojnë që të lëvizin në tavolinë tratativat. Carlo Laudisa, ekspreti i merkatos në “Gazzetta dello Sport”, ka zbuluar një nga planet e merkatos së kuqezinjve, duke shpjeguar se si do të lëvizin Fassone dhe Mirabelli.

Në nivelin e kufizimeve, Milani duhet të respektojë kuadratet e ‘fair play financiar’, që shton se ata duhet të shpenzojnë maksimalisht deri më 30 milion euro në tre vite. Bilanci që do të mbyllet sot, duke shtuar dy shimat e mëparshme, tregon se ka një disavantazh prej 150-160 milion eurosh, ndërkohë që në dy vitet e ardhshme është programuar që të shpenzohen 50-55 milion euro deri në qershorin e vitit 2019. Gjithçka me objektivin për t’i treguar UEFA-s qëndrueshmërinë, kështu që duhet të dalin barazim me bilancin. Në këtë moment, nuk ka kërkesa për lojtarët kryesor të kuqezinjve, edhe për shkak se çdo largim i mundshëm duhet të sjellë një blerje: do të jetë e mjaftueshme një lamtumirë e Suso-s dhe Donnarumma-s?

Megjithatë, në lidhje me kufizimet ekonomike, Laudisa ka shpejguar se si një pronar i ri mund të kthejë marrëveshjen vullnetare me UEFA-n. Kjo konsiston në një plan prej 3 apo 5 vitesh me disa investime që lejojnë që të barazohet bilanci. Kuqezinjtë, ndërkohë, po përgatiten që të apelojnë në CAS: rekursi do të prezantohet brenda datës 7 korrik. Nëse shitja ndodh më vonë, mund të kërkohet një pezullim në CAS. Do të shihet mundësia për të vazhduar në Europa League, megjithatë, kjo do të bëhet me anë të një marrëveshjeje vullnetare. Pas Reina dhe Striniç, ndërkohë duket se është bërë e kryer dhe ‘goditja’ Halilovic…

Related posts

Chelsea bën gati 100 milionë euro për ‘heroin’ e Napolit

Sadik.Autor

NBA/ Parashikimet: Ja kush fiton trofeun MVP dhe titullin kampion

Delo.autor

LIVE/ Celta Vigo-Barcelona, Gomez kalon në epërsi vendasit

Delo.autor

Leave a Comment