Futboll Premier League Sport

BONUCCI DEL I TEPËRT TEK EKIPI/ Juventus mund ta shesë tek klubi gjigant i Premier…

Ramsey dhe Rabiot u zyrtarizuan te Juventusi. Akordi me De Ligt është arritur dhe “Zonja” tashmë duhet të “përballet” dhe me lojtarët e tepërt dhe ata të pakënaqur në skuadër.

Një nga ata mund të jetë Leonardo Bonucci, i cili me ardhjen e De Ligt pritet të mos jetë më titullar te Juventusi.

Para disa ditësh, PSG-ja kontaktoi me të, por Sarri mori në dorë situatën dhe i dha garanci.

Po sa garanci do i japë Sarri, Bonuccit, tashmë që Guardiola e do te Manchester City?

“Corriere Dello Sport” bën me dije se trajneri spanjoll e do mbrojtësin italian në skuadrën e vet.

Kujtojmë që Guradiola ka tentuar ta marrë Bonuccin me vete në vitin 2016, por Juventusi nuk e shiti lojtarin.

Tashmë “Zonja” kërkon 50-60 milionë euro, të cilat Manchester City mund t’i japë lehtësisht, kështu që bardhezinjtë duhet të flasin me mbrojtësin për t’i dhënë sërish besim.

Related posts

NË KOHË KORONAVIRUSI/ Manchester United nis kontaktet, kërkon mbrojtësin italian…

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ Bastvënësi fiton shumën marramendëse falë 9 golave të Cityt

Delo.autor

Duka i përgjigjet ankimit të Finos: Nuk e njohim CAS-in shqiptar

Sadik.Autor

Leave a Comment