Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Matteo Politano bashkohet me Interin

Interi edhe zyrtarisht ka nënshkruar me sulmuesin e Sassuolos, Matteo Politano, në bazë të një marrëveshjeje për huazim me opsion për ta blerë për 25 milionë euro në total.

Raportohet se “Zikaltrit” do t’ia paguajnë Sassuolos 5 milionë euro menjëherë për huazimin njëvjeçar, të cilin mund ta blejë automatikisht për 20 milionë euro tjera në verën e ardhshme.

Në marrëveshje për Politanon është përfshirë edhe sulmuesi ekipit të të rinjve të Interit, Jens Odgaard, i cili kalon te Sassuolo, edhe pse Interi ka të drejtë ta riblejë.

Politano e ndërpreu para kohe muajin e mjaltit për t’iu nënshtruar testeve mjekësore në Inter.

“Matteo Politano është lojtar i Interit edhe zyrtarisht”, ka njoftuar Interi

 

Related posts

INTER-BOLOGNA/ Ndizet sfida në “San Siro”, realizohen dy gola në 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë: Senegali dhe Kolumbia ndalen në barazim pa gola

Isa.Autor

TIFOZE E ZJARRTË E JUVES/ Mbesa e ish-presidentit shqiptar çmend instagramin me pozat e nxehta (FOTOT)

Delo.autor

Leave a Comment