Futboll La Liga Premier League

Benitez: Coutinho i kishte të gjitha që në moshën 18-vjeçare

Philippe Coutinho ishte një djalosh i përulët që i kishte të gjitha që në moshën 18-vjeçare, sipas Rafael Benitez.

Ylli brazilian ka finalizuar transferimin e tij te Barcelona të shtunën për një shumë që raportohet të jetë rreth 160 mln euro.

Benitez e ka stërvitur për vetëm disa muaj gjatë periudhës së tij tek Inter në 2010 por trajneri aktual i Newcastle pranon se ishte e qartë se ai kishte një talent të madh.

“Ishte një surprizë e këndshme të takoja një lojtar me aftësitë e Philippe Coutinho,” shprehet Benitez për Mundo Deportivo.

“Kishim një djalosh i cili, që atëherë, në periudhën tonë tek Inter, kishte shumë kualitete, një aftësi të madhe për të shkaktuar probleme.

“Ai kishte një pasim dhe një goditje fantastike…ai i kishte të gjitha, megjithëse ishte akoma i ri, dhe me hapësirë të madhe për t’u përmirësuar.

“Mbaj mend  që, përveç aftësive teknike, kishte një vizion të madh për të bërë pasimin e fundit, atë vendimtarin. Kjo është diçka që është shumë e rëndësishme në futboll.

“Por mbi të gjitha ishte një djalosh i përulët, i cili punonte fort dhe kishte dëshirë për të mësuar. Ai ishte i gatshëm të dëgjonte dhe të përmirësonte aftësitë e tij. ai i kishte të gjitha, të gjitha.

Related posts

I MJAFTUAN 3 MINUTA LOJË/ Ylli Son zhbllokoi sfidën ndaj Liverpool, VAR-i tërbon Mourinhon (VIDEO)

Delo.autor

POLEMIKAT PËR KALIMIN NË “CAMP NOU”/ Neymar kërkon të rikthehet tek Barcelona, por…

Delo.autor

“TË GJITHË ME TË BARDHA”/ Neymar e djeg në ditëlindje! Skuadra e gjitha në festë, përveç… trajnerit

F.autor

Leave a Comment