Futboll Premier League Sport

JANË FAVORITË/ Guardiola: Ky sezon do të jetë më i vështirë nga sa kishim parashikuar

Pep Guardiola ka deklaruar se për të dhe Manchester City sezoni që sapo ka nisur ka për të qenë i gjatë dhe i vështirë. Madje ai pret shumë ndalesa në Premier League këtë vit, ashtu sikurse ndodhi të shtunën, kur kampionët e Anglisë barazuan 1-1 ndaj Wolverhampton. Kjo bëri që City të humbasë kreun e renditjes në Premier për herë të parë pas një viti. Megjithatë, spanjolli shpreson të bëhet trajneri i parë i këtij klubi që fiton dy tituj radhazi.

“Ne nuk mund t’i fitojmë ndeshjet gjithnjë, ashtu sikurse bëmë sezonin e kaluar edhe pse më duhet të pranoj që ndaj Wolverhampton humbëm 2 pikë. Por kampionati është i gjatë dhe na duhet që të vazhdojmë në këtë rrugë deri në fund. Këto takime ndaj ekipeve që debutojnë në Premier League në fillim të sezonit janë gjithnjë të vështira për ne”, u shpreh Guardiola.

“Nëse do ta zhvillonim këtë ndeshje në nëntor apo dhjetor do ta kishim më të lehtë, pasi sa më shumë luajmë mes nesh aq më të lehtë e kemi për të fituar. Gjithsesi, duhet të fitojmë ndeshjen e radhës për të ruajtur ritmin e skuadrave pretendente për titull. Vazhdimi i kampionatit do tan a vërtetojë nëse këto dy pikët që lamë në këtë ndeshje do të ndikojnë në fitimin e titullit apo jo”, u shpreh trajneri Pep Guardiola.

Related posts

SURPRIZË/ Chelsea merr vendimin për Hazard

Delo.autor

GATI PËR TË MBYLLUR KARRIERËN TEK “KUQEZINJTË”/ Sulmuesi Giroud: Kur mbërrin në një klub si Milani, e ndien…

Delo.autor

ARSENAL-BURNLEY/ Alexandre Lacazette zhbllokon sfidën, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment