Futboll Sport

Ali Sowe në shënjestër, mes Superiores dhe dy klubeve të huaja

Ali Sowe vjet në verë iu propozua Partizanit, por Mark Iuliano mendoi se nuk u bën punë të tijve. Në një nga konferencat për shtyp para ndeshjeve, trajneri italian u shpreh se sulmuesi nga Gambia kishte probleme me stërvitjen në fushat sintetike. Për këtë arsye u mendua te gjendeshin zgjidhje të tjera për repartin e sulmit. Ndërkohë ishte Skënderbeu që nënshkroi me sulmuesin nga Gambia, i cili fitoi edhe “Këpucën e Artë” në Kategorinë Superiore. Me 21 golat e shënuar ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të huaja.

Trabzonspor është klubi i parë që u lakua, por prej atëherë kanë kaluar shumë kohë dhe e ardhmja e sulmuesit nga Gambia ende nuk është vendosur. Skënderbeu nuk do ta blejë atë. Në kontratë ata kishin të drejtën ta transferonin për shumën e 200 mijë eurove, por duke parë që CAS hodhi poshtë kërkesën për të luajtur në Champions League, në Korçë kanë menduar ndryshe dhe tanimë Chievo pret ofertat për sulmuesin e tyre.

Së fundmi për të interesohen edhe tre klube të tjera. Në Shqipëri është Flamurtari që po tenton goditjen e madhe. Trajneri Ilir Daja e do në skuadrën e tij sulmuesin dhe i mbetet administratorit Sinan Idrizi t’ia plotësojë këtë dëshirë. Nuk do të jetë e lehtë, pasi sipas portalit “KorçaSot”, në garë për të janë futur edhe dy klube të tjera, që realisht kanë mundësi që t’i bëjnë oferta të “majme” sulmuesit dhe të paguajnë për kartonin e tij. Bëhet fjalë për kroatët e Dinamo Zagreb dhe azerët e Qabala, klub ky që më parë ka zyrtarizuar afrimet e Sabien Lilajt dhe James Adeniyi.

Related posts

NUK E PËLQEN SPALLETTI/ Joao Marion e duan në Spanjë, Interi fërkon duart

Isa.Autor

“DASHURIA PËR BARCELONËN ËSHTË E PËRJETSHME”/ Messi: Ja arsyeja e vërtetë pse vendosa të qëndroj (INTERVISTA)

Delo.autor

DECO I RI/ Guardiola i mahnitur nga talenti portugez, do ta blejë në janar

Isa.Autor

Leave a Comment