Futboll Sport

Maradona sërish akuza Ramos: Një lojtar i mirë, por kurrë një lider

Legjenda Diego Armando Maradona nuk i ka kursyer sërish kritikat në adresë të kapitenit të kombëtares së Argjentinës, Sergio Ramos. Edhe pak ditë më parë, ai pat thënë se mbrojtësi i Realit dhe kombëtares spanjolle nuk mund të jetë lider, gjë që e ka konfirmuar sërish sot. “Nëse Ramos ka mbetur i fyer nga deklarata ime, i kërkoj ndjesë”, tha Maradona.

Më tej, argjentinasi tha: “Pavarësisht kësaj, ideja ime për të nuk ndryshon. E pranoj që është një lojtar i mirë, por jo një lider. Ai mund të bëhet i tillë, por për momentin nuk është ende lider. Për mua nuk ka rëndësi se çfarë thonë njerëzit, pasi unë vazhdoj t’i them lirshëm idetë dhe mendimet e mia”, deklaroi Diego Armando Maradona.

Related posts

RRËFEHET PËR JETËN PRIVATE/ Oriana: Nuk e njihja kush ishte Dybala, pyeta babin dhe ai…

F.autor

KUPA E BOTËS KATAR 2022: Tre sfida për të ndjekur, zbresin në fushë Anglia dhe Holanda

F.autor

ME MURE “KRISTALI”/ Dalin pamjet e rezidencës luksoze të Hazard (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment