Futboll Sport

RUSI 2018/ A është kjo Francë si e 1998-ës?

Kualifikimi për në çerekfinale por mbi të gjitha eleminimi i një rivali direkt si Argjentina shton dozat e optimizmit tek Franca. Gjelat vijnë me synime madhore këtë edicion ashtu si edhe dy vite më parë kur tentuan të fitonin trofeun europian të zhvilluar pikërisht në shtëpi.

Sot armata e drejtuar nga Didier Deschamp ka nisur të krahasohet me skaudrën që triumfoi në 1998-ën. Sigurisht që të krahasosh atë skuadër të atij viti me ekipin aktual është disi e vështirë, pasi pikë së pari sot mungon një yll si Zinedine Zidane. Megjithatë historia e Zizou nisi pikërisht në atë Botëror ku u konfirmua si ylli i padiksutueshëm i futbollit Botëror për dekadën pasardhëse.

Aktualisht është e vështirë të gjesh se kush do të jetë Zidane i ri, edhe pse gjasat janë që e ardhmja e gjelave të jetë Mbappe. Aktualisht statusin e yllit e mban Antoine Griezman që shihet si lideri i këtij grupi.

Ngolo Kante ngjason me Marcel Desailly në mesfushë, Matuidi anon më shumë nga Deschamp, ndërkohë që vetë Didier has me vend në krahasimin e bërë me ish trajnerin Aime Jacquet, për qetësinë që përcjell në skuadër. Por mbi të gjitha bindja se kjo skuadër është identike me atë të 98-ës bazohet mbi frymën e grupit, pasi gjithmonë Franca ka qënë një skuadër e përçarë.

Related posts

RIKTHEHEN YJET NGA KOMBËTARET/ Guardiola: Zoti dëgjoi lutjen time, të gjithë u rikthyen në…

Delo.autor

PO LUAN TITULLAR/ David Luiz: Conte donte të largohesha, ja pse qëndrova tek Chelsea

Isa.Autor

Brazil-Serbi/ FIFA zgjedh mesfushorin e “seleçaos” lojtarin e ndeshjes (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment