Futboll Sport

Statistikat për “Guinness” nuk i japim biletë për në çerekfinale Spanjës

Spanja i dha lamtumirën Kupës së Botës, pasi dështoi të siguronte një biletë për në çerekfinalen e turneut, duke u mposhtur pas goditjeve të penalltive nga Rusia.

Por rezultati nuk e përligj aspak atë që u pa në fushë, me Spanjën që bëri plot 1114 pasime, nga ku vetëm 108 ishin të gabuara.

Përveç kësaj, ata zotëruan 78.97% topin, por nuk mund të bënin asgjë me të. Këto shifra ishin rekord në një Kupë Bote, por në këtë moment ata nuk do të thonë asgjë, sepse ekipi kombëtar po shkon në shtëpi shumë kohë para se turneu të arrijë pikën më emocionuese.

Vendasit bënë vetëm 290 pasimi dhe vetëm 191 prej tyre ishin të suksesshëm, por nuk humbën asnjë nga goditjet e penalltive duke kaluar më tej.

Related posts

SUKSESI NDAJ KASTRIOTIT/ Ardi Mema: E prisja më herët fitoren, do ndërhyjmë në…

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Icardi zhbllokon sfidën dhe konfirmon formën perfekte (VIDEO)

Delo.autor

NUK KA BINDUR NË PREMIER LEAGUE/ Sulmuesi mund të rikthehet tek Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment