Bundesliga Futboll Sport

“LUFTA NË UKRAINË NA KA TRONDITUR”/ Nagelsmann: Nuk është e lehtë për të folur për futboll në një kohë të tillë

Ndeshja ndaj Frank furtit është shumë e rëndësishme për ecurinë e skuadrës kampione drejt titullit të 32-të në Bundesligë. Pas fitores së vuajtur në shtëpi ndaj Fyrthit, Bajerni luan sot në transfertën e Frankfurtit një ndeshje “jetike”.

Trajneri i skuadrës, Julian Nagelsman, tha se ekipi i tij nuk është në krizë dhe këtë do ta vërtetojë edhe në ndeshjen e sotme.

Si po e përjetoni situatën në Ukrainë? Jam i shokuar! Dhe gjithashtu i trembur. Gjithçka po ndodh në një shtet ku jo shumë kohë më parë ishim duke luajtur futboll. Jam kundër luftës në çdo formë që zhvillohet ajo. Nuk është e lehtë për të folur për futboll në një kohë të tillë. Është më shumë se tmerruese dhe dramatike. Nuk ka asnjë rrugë drejt paqes, paqja është rruga. Ky duhet të jetë slogani pasi nuk ka rrugë tjetër.

Si është gjendja e Tomas Mylerit? Tomas është mirë, ka marrë një të ftohur të lehtë, por gjendja është e mirë. Jemi të lumtur që situata nuk është dhe aq keq sa mendohej. Kemi një mundësi për ta zëvendësuar me Jamal Musialën, i cili ka luajtur dhe më parë në atë pozicion. Ai është ende i ri, por ka shumë cilësi dhe luan këtu prej dy sezonesh.

Si është gjendja e skuadrës? Gorecka është duke ecur me ritme të shpejta drejt rikuperimit. Jam i lumtur që nuk ka pasur probleme të tjera me gjurin. Ai është stërvitur mirë dhe në ditët e fundit ka shtuar intensitetin. Na mungon shumë, ashtu si dhe Manuel Nojer. Për Dejvisin do të duhet të presim dhe pak. Kingslei Koman dhe Lukas Hernandez janë gati për nesër (sot).

Do të ketë një mundësi të dytë për Zabicer? Marsel ka nevojë për asiste apo gola. Kjo do të rriste shumë besimin e tij. Ai bëri mirë në ndeshjen ndaj Fyrthit edhe pse jo gjithçka mund të shihet nga televizori. Ai është një lojtar që reflekton për paraqitjet e tij, sigurisht që mund të bëjë më shumë, jam i bindur që do të jetë më deciziv.

Çfarë prisni nga Frankfurti? Antraht është një skuadër me emër në Gjermani dhe në arenën ndërkombëtare. Në fazën e parë kemi vuajtur shumë ndaj tyre, nuk do të jetë e lehtë. Janë sfida që vendosin titullin edhe pse nuk luajmë ndaj një rivali direkt. Duam të fitojmë për të mohuar zërat që skuadra është në krizë. Le të ruajmë këtë distancë me Dortmundin dhe në fund.

Çfarë mendimi keni për strategjinë e klubit për të shitur lojtarë? Nuk mund t’i diskutoj me ju këto gjëra. E para sepse nuk janë gjëra që më përkasin mua. Këtu te Bajerni kemi detyra të ndryshme. Unë stërvis lojtarët që kam në dispozicion dhe kjo më mjafton.

Ndieni që skuadra nuk po ju ndjek dhe se mund të ketë pakënaqësi për taktikat që përdorni? Nuk mendoj që lojtarët janë të pakënaqur me mënyrën se si po luajmë. Kemi pasur takime të brendshme dhe kemi diskutuar. Sigurisht që nuk mund të kem 25 lojtarë të kënaqur në skuadër, nuk është e lehtë për t’i kënaqur të gjithë dhe ky është një problem për çdo trajner. Por unë kam mënyrën time të të punuarit dhe drejtuarit të një skuadre. Rezultatet dhe mënyra jonë e lojës janë ndikuar edhe nga mungesat e shumta në këtë fillim të fazës së dytë.

Related posts

Drejtori sportiv zbulon përforcimin e madh të Interit në merkaton e verës

Sadik.Autor

PREZANTOHET TEK EGNATIA/ Telushi: Ja pse zgjodha këtë klub. Ju tregoj të vërtetën me Vllazninë

Delo.autor

MBYLLET NDESHJA/ Shqipëria zhgënjen përsëri në stadiumin “Air Albania” të tejmbushur, Izraeli na mund me përmbysje

F.autor

Leave a Comment