Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ KASTRIOTI-LUFTËTARI: Zhbllokon menjëherë Luftëtari, Shkurtaj dërgon topin në rrjetë (video)

Ka startuar takimi në “Redi Maloku” mes Kastriotit dhe Luftëtarit. Krutanët kanë arritur të fitojnë në Gjirokastër në takimin e fazës së parë me rezultatin 0-1.

Të dyja ekipet vijnë nga një seri rezultatesh negative. Përkatësisht krutanët pas 4 humbjesh dhe gjirokastritët pas 2 humbjesh. Një sfidë kokë më kokë për të dalë nga fundi.

LIVE/ Kastrioti-Luftëtari 0-0

KOMENTI

57′ Bardhi nxitohet në zonë pas një topi nga Domgjoni. Stopon mirë por godet shumë mbi traun e portës.

48′ GOOL. Vasil Shkurtaj dërgon një top në rrjetë pas krosit të ardhur nga Radoviç nga e djathta.

46′ Ymeraj në fushë, zë vendin e Rrapos.

PJESA E DYTË

45′ Përfundon pjesa e parë e takimit, lojë e vakët dhe pa shumë raste nga të dyja ekipet.

40′ Kastrioti më kërkues në këto minuta të fundit të pjesës së parë, por pa konkretizuar rastet me goditje në kuadrat.

34′ Çfarë pritje e Ruçit pas gjuajtjes së Mziut nga distanca. Portieri përplaset me shtyllën dhe ka nevojë për ndihmë mjekësore.

25′ Çutra është i ndëshkuari i parë i këtij takimi. Kridens Meta i tregon të verdhin.

23′ Lojë e ashpër në mesfushë, por jo shumë raste për tu përmendur në këto minuta.

14′ Kombinojnë bukur mesfushorët e Luftëtarit, por mbyll Husein në momentin e fundit, një aksion që mund të bëhej i rrezikshëm

9′ Kombinim i mirë në zonën gjirokastrite, por shënjestra e Okebugu është e gabuar.

3′ Goditja e parë nga këndi i përket Kastriotit. Mziu kroson, por largon Shkurtaj i kthyer në ndihmë të mbrojtjes.

1’Nis sfida.

Related posts

VIDEO E RRALLË/ Ja çfarë PUNE bënte RONALDO në RRUGËT E LISBONËS…

Isa.Autor

SKANDALI FINACIAR/ TEBAS: UEFA të përjashtojë PSG dhe Man City nga Championsi për…

Isa.Autor

ITALIA NUK E LEJON TË LUAJË ME DEFIBRILATOR NË ZEMËR/ Eriksen i detyruar të marrë vendimin drastik për karrierën

Delo.autor

Leave a Comment