Futboll Sport

Presidenti i Federatës Spanjolle: Largimi i Lopetegut i vështirë por jo deciziv

Ndërsa Spanja përgatitet të fluturojë drejt shtëpisë pas eliminimit nga Kupa e Botës, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales ka pohuar se nuk ndjen keqardhje për vendimin për të shkarkuar, Julen Lopetegui para turneut.

“Nuk kam pasur kurrë keqardhje për vendimin tim. Në momentet e vështira duhet të jesh i qetë, në sporte ekipi më i mirë nuk fiton gjithmonë. Ju duhet të vazhdoni punën tuaj në të njëjtën mënyrë. Ne kemi qenë superior dhe është e vërtetë që po largohemi me një ndjenjë dhimbjeje.

“Ne mendojmë se jemi eliminuar nga një ekip që nuk ishte në nivelin tonë. Sa i përket largimit të Lopetegut ishte një vendim i vështirë dhe kompleks që kisha shumë pak kohë për të menduar. Tani duhet të vazhdojmë të ecim përpara. “-shpjegoi Rubiales në një intervistë pas ndeshjes.

Related posts

SALZBURG-BAYERN MUNICH/ “Bavarezët” duan kualifikimin që në ndeshjen e parë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PAPARAZZI/ Lorik Cana shijon mëngjesin në Tiranë, e shoqëron një person i veçantë

Delo.autor

FESTA E “ÇMENDUR” TEK MANCHESTER CITY/ Mendy dhe vokalisti i grupit Oazis tërbohen (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment