Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E SPALLETTIT NË DILEMË/ Zbulohet i preferuari i Marottas për stolin e Interit, ja zgjedhja e dytë…

Jose Mourinho i ka shkelur syrin Interit, por gazeta “La Repubblica” ka bërë të ditur se Beppe Marotta, administatori i deleguar i zikaltërve, ka vënë në shënjestër emra të tjerë nëse Luciano Spalletti do të largohet në fund të sezonit.

Emri i parë në krye të listës së tij është ai i Antonio Conte, me portugezin që besohet të jetë zgjedhja e dytë për drejtuesin e Inter nëse  ish-trajneri i Italisë nuk do të pranonte një ofertë të mundshme nga milanezët.

Antonio Conte dhe Jose Mourinho kanë mbetur pa ekip pas shkarkimeve respektive nga Chelsea dhe Manchester United.

Related posts

Roma shfaq interes për sulmuesin italian Mario Balotelli

Sadik.Autor

NJË TAMPON NË DITË PASI U INFEKTUA ME COVID-19/ Ibrahimoviç në garë me kohën për Europën

Delo.autor

ZYRTARE/ Napoli nuk humbet kohë, rinovon akordin me mbrojtësin që shkëlqeu në EURO 2020″ me Italinë…

Delo.autor

Leave a Comment