Futboll Sport

Kasper Schmeichel zgjidhet lojtari i ndeshjes Kroaci – Danimarkë

Kasper Schmeichel është shpallur lojtari i ndeshjes Kroaci – Danimarkë.

Kroacia ka arritur çerekfinalen e Kupës së Botës, duke eliminuar Danimarkën pas penalltive.

Koha e rregullt e ndeshjes nuk solli fitues duke përfunduar 1:1.

Në pjesën e dytë të vazhdimeve, Schmeichel bëri një pritje heroike të penalltisë së Luka Modric, duke mbajtur në lojë Danimarkën.

Paraqitje të mirë Schmeichel pati edhe në serinë e penalltive, por në fund iu dashtë të pajtohej me humbjen e kombëtares së tij, që nënkupton fundin e botërorit të vitit 2018.

 

Related posts

KOMBËTARJA U-19 HUMB “BUSULLËN”‘/ Izraeli na shënon 6 gola në Elbasan

F.autor

LIVE/ Partizani-Luftëtari, Bakaj bën shpëtimtarin. I mohon një gol të sigurt Malës

Delo.autor

Griezmann duket i “uritur” për të fituar trofeun e parë prestigjoz në Europë

Sadik.Autor

Leave a Comment