Futboll La Liga Sport

Modric tregohet i sinqertë: Schmeicheli më mposhti pasi më nervozoi…

Nëse Subasic nuk do të ishte treguar gati perfekt te lotaria e penalltive, Luka Modric ndoshta mund të ishte kthyer në atdhe me barrën e liderit, që dështoi për të tërhequr përpara Kroacinë, e cila ishte treguar përrallore në fazën e grupeve.

11-metërshi i gabuar në minutën e 114-të mund të kishte ndikuar psikologjikisht tek e gjithë skuadra, por në fund, ballkanasit dalin fitimtarë, ndonëse fantazisti i Realit të Madridit pranon humbjen e sfidës në distancë me portierin danez, Kasper Schmeichel.

Ishte mënyra më e rrezikshme dhe më e vështirë për të kaluar në çerekfinalet e turneut dhe jam ende shumë i nervozuar për atë gabim nga pika e penalltisë, në kohën shtesë. Kur mendoj që kam qëndruar gjithë mëngjesin përpara ndeshjes duke studiuar se si mund t’i shënoj Schmeichelit dhe pashë që sërish më mposhti, më nervozon. Gjithsesi, e rëndësishme është që në fund arritëm objektivin”, deklaroi kapiteni i Kroacisë.

Related posts

Shënoi gol spektakolar ndaj Tiranës/ Flet Fangaj: As vet nuk e mendova

Isa.Autor

KAPJE PËR FYTI DHE GRUSHTE/ Europa Ligë pushtohet nga skenat e dhunshme (VIDEO)

Delo.autor

Guardiola në telashe: Lojtari më i mirë mund të ikë në janar

Delo.autor

Leave a Comment