Futboll Seria A Sport

Merkatoja e Milanit/ Kuqezinjtë zyrtarizojnë dy blerjet e para për këtë sezon

Mungonte vetëm zyrtarizimi, tani ka ardhur edhe ai. Pepe Reina dhe Ivan Strinic janë dy blerjet e para të Milanit për sezonin 2018-2019. Të dy vijnë te kuqezinjtë si transferime të lira, me kosto zero. Një “hit” i dyfishtë, i shënjuar nga drejtori sportiv Mirabelli për muaj, por bëhet zyrtar në ditën e parë të dobishme, duke depozituar kontratat e Reina dhe Strinic në Ligë. Portieri ka nënshkruar me Milanin pas mbylljes së përvojës së tij te Napoli dhe i shtohet Gigio Donnarumma. Do të rivalizojë me të për titullar, ose do të zërë vendin e tij në rast të shitjes.

Strinic ka përjetuar ngritje si futbollist te Sampdoria, ndërsa Milani ka vendosur një bast mbi të, duke e parë si alternativë për Ricardo Rodríguez. Mbrojtësi i krahut është ende i angazhuar në Kupën e Botës së Rusisë me Kroacinë e tij, edhe pse me siguri do ta humbasë çerekfinalen për shkak të lëndimit. Pepe Reina tashmë është kthyer në shtëpi. Aventura e tij te Milani është gati të fillojë.

Related posts

U DËMTUA NË KOKË/ Sulmuesi i Marseille vendosi… “kapele” noti! (FOTO)

Delo.autor

VITET KALOJNË KLASI MEBETET/ Carlos Tevez shënon një SUPER GOL në Argjentinë, ja “MAGJIA” (VIDEO)

Delo.autor

KLASI MBETET I PËRJETSHËM/ Shikoni se çfarë goli ka shënuar Totti në futbollin e sallës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment