Futboll Premier League Sport

I FRIKSHËM PARA PORTËS/ Pochettino: Nëse Harry KANE do të ishte italian…

Mauricio Pochettino ka quajtur Harry Kane një “vrasës” para portës, por ka sugjeruar se futbolli anglez nuk e vlerëson plotësisht talentin e tij.

“Në Angli keni shumë gjëra të mira, por ka vende ku duhet të përmirësoheni,” shprehet trajneri. “Kane është anglez dhe ndonjëherë e ngrini në qiell, ndërsa ka raste ku e hidhni në tokë. Pas gjashtë viteve këtu, kam filluar të kuptoj disa gjëra.

“Nëse Harry Kane do të ishte një italian që luan në Serie A, ai do të mbrohej më shumë nga populli italian pasi ata i mbrojnë më shumë lojtarët e tyre. “Është e ngjashme me Spanjën. Këtu ka më shumë ulje ngritje. Kur shënon, je më i miri. Nëse nuk shënon, kritikohesh. Është një observim. Ky është problemi.

“Kane është një vrasës. Ai edhe në stërvitje gjithmonë kërkon të vrasë portierët. Ai është shumë i vendosur për të shënuar.”

Related posts

Zbardhen protestat, Modriç i ankohet asistentit të arbitrit argjentinas: Penalltia nuk ishte…

Isa.Autor

SKUADRA RIVALE PËR TITULL/ Ja 6 yjet e nominuar për “Lojtarin e Vitit” në Premier

Delo.autor

Zyrtare/ Arda Turan ndërron ekip

Alm.autor

Leave a Comment