Futboll Sport

Federata bllokon Xhakën, ndal pyetjeve për “shqiponjën”

Në vigjiljen e përballjes mes Zvicrës dhe Suedisë që do të privojë botërorin e futbollit nga një tjetër skuadër, provokimet kanë zënë vend në distancë. Mbrojtësi suedez Lustig tha se dëshironte që Granit Xhaka të largohej nga fusha me karton të kuq, ndërsa nuk vonoi dhe përgjigja e lojtarit me origjinë nga Kosova.

“Nuk është ndeshja ime e parë dhe provokimet janë të zakonshme në duele si këto. Kam mësuar nga gabimet e së kaluarës”, tha Xhaka.

Gazetarët e pyetën Xhakën nëse do të festonte sërish me shqiponjë në rast të një goli eventual, por futbollisti i Arsenalit dribloi gjithçka.

Federata e Futbollit të Zvicrës nëpërmjet një përfaqësuesi të saj ndërhyri më pas në konferencën e shtypit duke thënë se do të lejoheshin vetëm pyetje në lidhje me ndeshjen. Këtu Xhaka u pyet mbi penalltinë e humbur në Europian ndaj Polonisë.

“Mund të fle normalisht edhe duke menduar këtë. Do të synojmë të mbyllim ndeshjen brenda 90 minutave por nëse çështja e kualifikimit do të vendoset me 11-metërsha, do jem nga të parët që do të marr përgjegjësinë, gjithmonë nëse ma lejon trajneri”, u shpreh futbollisti.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u bënë objekt i hetimit të FIFA-s për festën me shqiponjë pas golave ndaj Serbisë në fazën e grupeve.

Related posts

BILANCI I 2020-ËS/ Ja cilët janë lojtarët më të vlefshëm të Kombëtares

Delo.autor

Gazetari i njohur: Barcelona eliminohet nga Championsi, Messi e lë në baltë sërish

Delo.autor

DIKUR GJERMANIA E PËSONTE MË KEQ/ Ja 4 humbjet më turpëruese në histori

Delo.autor

Leave a Comment