Futboll Premier League

Heroi i Nottinghamit, Lichaj: Doja het-trik që gruaja të më lejonte të mbaja një qen

Nottingham Foresti befasoi të gjithë duke eliminuar Arsenalin nga FA Cup me rezultat 4-2.

Dy golat e parë në takim i shënoi Eric Lichaj, ishte gati të shënonte edhe të tretin nga pika e bardhë, por bashkëlojtari i Ben Brereton nuk e lejoi, pasi dëshironte ta gjuante penallin vet ai.

Pas ndeshjes Lichaj tregoi arsyen pas dëshirës së madhe për të kompletuar het-trikun.

“Gruaja ime më tha nëse shënon het-trik gjatë vitit unë do mund të mbaja një qen, ja pse doja të gjuaja penalltinë”.

“Por, Brereton më tha të largohesha”, ka thënë Lichaj në shaka në intervistën pas ndeshjes.

Brereton është vetëm 18-vjeçar dhe dëshira e tij e madhe që të shënojë nga pika e bardhë ndaj Arsenalit është e kuptueshme, pasi kjo mund të jetë një pikë e rëndësishme për të ardhmen në karrierën e tij.

Related posts

BEFASON LAMELA/ Jam Argjentinas por ja kush është lojtari më i mirë në botë

Isa.Autor

Van Dijk i emocionuar pas kalimit tek Liverpool, mezi pret të luajë në ‘Anfield’

Q.Autor

PAS SHKARKIMIT TË SPALLETTIT NGA STOLI/ Presidenti Zhang: Nuk do ta harrojmë kurrë…

Delo.autor

Leave a Comment