Albanian Stars Futboll Seria A

Shqiptari Armand Rada fiton Superkupën e Italisë me të rinjtë e Interit

Interi vazhdon të rritë talentë shqiptarë.

Armand Rada është kuqeziu i radhës që po shkëlqen te gjigantët italianë. Mesfushori i përfaqësueses së 19-vjeçarëve është një prej protagonistëve të skuadrës së të rinjve, që fitoi Superkupën e Italisë.

Rada në zhveshtoret e Interit

Zikaltërit fituan 2-1 në finalen e luajtur në San Siro. Pas avantazhit të shpejt me Colidion, Roma barazoi shifrat me Marcucin në minutën e gjashtë.

Për të caktuar fituesin e trofeut u nevojit koha shtesë, me sulmuesin amerikanojugor, Colidio, që në të 117-ën realizoi golin e dytë personal duke vulosur triumfin e Interit.

Mesfushori Ardit Rada luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa bëhet shqiptari i dytë që fiton kupë me ekipin e të rinjve të Interit, pas Rey Manajt.

Por, këtë herë trofeu i Superkupës ka vlera historike, sepse fitohej për herë të parë nga zikaltrit. Një mënyrë për të ëndërruar dhe shpresuar se talenti 19-vjeçar shqiptar do të vazhdojë të shkruajë historinë te Interi. /SS/

Related posts

LOJTARI PREMTUES/ Dëmtimi e mbajti jashtë fushe, Panucci i jep kurajo futbollistit kuqezi

Isa.Autor

Do të luajë Mohamed Salah në Botëror? Mjeku i tij jep përgjigjen përfundimtare

Sadik.Autor

Lazio, Strakosha: Do marrim atë që na takon

Q.Autor

Leave a Comment