Futboll La Liga Sport

Zëvëndësuesi i Iniestës/ Barcelona mer vendimin përfundimtar për Miralem Pjanic

Miralem Pjanic nuk do të transferohet te Barcelona edhe pse pak ditë më parë u përfol se skuadra “blaugrana” ishte e interesuar për mesfushorin e Juventusit. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e Barcelonës janë tërhequr nga ideja për të sjellë 28-vjeçarin boshnjak në “Kamp Nou”, pasi nuk është në lartësinë e duhur për të veshur fanellën e këtij ekipi. “Është i papërshtatshëm për skuadrën tonë”, kanë thënë drejtuesit e Barcelonës.

Barcelona duket se është drejtuar tek objektiva të tjerë, si Clement lenglet dhe Arthur Melo, që do të jenë edhe dy blerjet e para. Klubi “blaugrana” synon që paratë që ka në dispozicion t’i shpenzojë për lojtarë të rinj dhe që janë më të vlefshëm për qëllimet e klubit se sa t’i harxhojë për Pjanic. Kjo është një goditje e rëndë edhe për Juventusin, që synonte të largonte boshnjakun dhe me paratë që do të merrte do të afronte të tjerë lojtarë.

Related posts

Transferimi surprizë, Suso tek Inter?

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Eliminoi Italinë me golin e tij, mesfushori Johanson tërhiqet nga futbolli në moshën 31-vjeçare

Delo.autor

TIRANA-VLLAZNIA/ Luhet super përballja në “Selman Stërmasi”, ka mungesa të rëndësishme

Delo.autor

Leave a Comment