Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Ledian Memushaj rikthehet tek klubi i madh italian

Ledian Memushaj do të luajë në Serinë B italiane gjatë sezonit të ardhshëm, por këtë do ta bëjë me fanellën e Pescara-s. Mesfushori shqiptar vendosi të largohet nga Benevento për t’iu bashkuar klubit abrucez.

31-vjeçari gjeti akordin me drejtuesit e Pescara-s dhe tashmë pritet vetëm formalizimi i akordit si edhe që ish-kapiteni të zbresë në fushë me pjesën tjetër të ekipit, nën urdhrat e trajnerit Pilon.

Sezonin e kaluar, lojtari i kombëtares shqiptare dëshironte të vazhdonte të luante në Serinë A italiane dhe për këtë arsye zgjodhi të huazohej te Benevento.

Një vit i pafat ai i Memushajt, i karakterizuar nga forma e dobët e skuadrës dhe dëmtimet, që në pjesën më të madhe të ndeshjeve e lanë jashtë fushës.

Edhe pse sipas marrëveshjes, pas huazimit Benevento kishte obligimin që të firmoste kontratë 2-vjeçare me mesfushorin, ishte vetë Memushaj ai që hoqi dorë nga klauzola.

Ledian Memushaj kërkonte me patjetër të kthehej te Pescara, aty ku nga viti 2014 deri më 2017-ën numëron mbi 100 ndeshje dhe përpara dy sezoneve festoi ngjitjen në elitën e futbollit italian. Klubi abrucez do të jetë pikënisja e vlonjatit për t’u rikthyer në nivele të larta.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Presidenti i Serie A kundër të gjithëve: Nuk ka sens të rinisë kampionatin!

Delo.autor

FOTO/ Pësoi gol në minutën e 93’, ja nota katastrofë për Strakoshën

Q.Autor

MODELJA SEKSI/ Alicia Verrando ndahet nga Bernardo Silva, sërish në “merkato” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment