Futboll Sport

Brazili sfidon Belgjikën/ Shoku i Neymarit s’ka formulë për të ndalur brazilianin

Çerekfinalet e këtij Botërori kanë rezervuar një tjetër duel titanësh. Belgjika përmbysi në sekondat e fundit Japoninë kurse Brazili duhej të duronte derisa meksikanët të hiqnin dorë.

Përveçse një përballje të lojtarëve më të mirë në botë dhe filozofive magjepsëse të futbollit, një duel interesant do të luhet dhe midis dy shokëve të PSG-së: Neymarit dhe mbrojtësit Thomas Meunier.

Belgu është i ndërgjegjshëm për rrezikun shpërthyes të sulmuesit brazilian dhe nuk e ka menduar ndonjëherë të markojë atë.

“Nuk e di si ta ndalojë atë. Ai është shumë i paparishikueshëm. Neymari është lojtari më i mirë që kam luajtur me të dhe kundër tij. Pres një lojë të vështirë. Nuk jemi favoritët e këtij Botërori. Të mundësh Brazilin duhet të jesh në 100%-shin dhe 120%-shin tënd të kapacitetit mendor dhe fizik”.

Brazili dhe Belgjika do të luajnë kundër njëri tjetrit në datë 6 korrik ora 20:00.

Related posts

Juventusi kërkon ta riblejë Moratan, Mandzukic larg “Allianz Stadium”

Sadik.Autor

GABIGOL SHKËLQEN NË KAMPIONATIN BRAZILIAN/ Interi i komunikon vendimin për të ardhmen e tij

Delo.autor

MOTO GP/ Quartararo befason Marquez dhe Vinales në tentativën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment