Futboll Premier League Sport

Klopp teston ekipin, 32-vjeçari është lojtari me formën më të mirë fizike

32-vjeçari James Milner ka vërtetuar se është lojtari me formën më të mirë fizike duke fituar testin e bërë nga Jurgen Klopp në ditën e parë të stërvitjes te Liverpool. Në total, 26 lojtarë janë rikthyer në Melwood ditën e hënë pas pushimeve që filluan në përfundim të finales së Champions League.

Wijnaldum dhe Van Dijk bashkë me tetë lojtarë të tjerë mungonin për shkak se janë duke përfaqësuar vendin e tyre në Kupën e Botës.

Blerjet e reja Naby Keita dhe Fabinho o janë bashkuar skuadrës për të parën herë dhe kanë zhvilluar testin fizik tepër të lodhshëm.Testi është një mënyrë për të matur rezistencën fizike.

Dhe lojtari me gjendjen më të mirë fizike është pikërisht James Milner. Keita ishte mes gjashtë më të mirëve, teksa Fabinho e la herët.

Trajneri Jurgen Klopp e parashikoi se do të ishte James Milner fituesi.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Zbulohet formacioni, ja si do luajë Shqipëria ndaj Polonisë…

Delo.autor

PORTUGAL-SWITZERLAND/ Ronaldo përballë dy shqiptarëve në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Gega: Shpresoj te një gjykim i mirë, luftë deri në fund

Isa.Autor

Leave a Comment