Futboll Sport

Courtois i “shkel syrin” Realit/ “Fëmijët e mi jetojnë në Madrid dhe do të bëj diçka që t’i shoh më shpesh”

Thibaut Courtois e ka lënë derën hapur për një transferim te Real Madrid pasi ka pranuar se do të kishte dëshirë të kalonte më shumë kohë me fëmijët, të cilët jetojnë në kryeqytetin spanjoll.

Courtois është një objektiv i Real Madrid prej shumë kohësh tashmë, dhe vetë portieri kërkon dëshpërimisht të largohet nga Londra.

Belgu, i cili kaloi tre sezone i huazuar tek Atletico Madrid, ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin e Stamford Bridge më 2014 që skadon verën tjetër.

Dhe megjithëse ai ka insistuar se është mirë në Londër, ai nuk mund të mohojë dëshirën për të parë sa më shpesh fëmijët e tij.

“Londra është shumë e bukur. Por e vetmja gjë është se fëmijët e mi jetojnë në Madrid. Do të doja të isha pranë tyre. Kështu që duhet të bëj diçka që t’i shoh më shpesh.”

Related posts

Skadon klauzola e Hysajt/ Skuadra që e dëshiron shërbimet e shkodranit duhet të bindë Napolin

Isa.Autor

Barça zyrtarizon largimin e Mascheranos, 10 milionë euro në arkat e katalanasve

Q.Autor

“XHEVAHIRI” QË PO I MAHNIT TË GJITHË/ Ansu Fati tani mund të përfaqësojë zyrtarisht kombëtaren…

Delo.autor

Leave a Comment