Futboll Sport

E PABESUESHME/ Kushtet e hotelit skandaloze, kombëtarja fle në rrugë

Sportistët e kombëtares së Zimbabve në regby e kanë kaluar natën e mbrëmshme në rrugët e Tunizisë, pasi hoteli ku ata duhej të akomodoheshin për ndeshjen kualifikuese të Botërorit ndaj kombëtares vendase ishte në kushte skandaloze. Sipas delegacionit mik, kushtet e hotelit ishin të një niveli ordiner, duke vendosur që më mirë të flenë në rrugë, në shenjë proteste.

Federata Afrikane e Regby, që është përgjegjëse për këtë organizim, ka kërkuar ndjesë për situatën e pakëndshme që u krijua, duke ndërhyrë dhe tashmë skuadra e Zimbabve është akomoduar prej disa orësh në një hotel tjetër, në zonën e Beja.

Khaled Babbou, përfaqësues i Federatës Tuniziane të Regby, u shpreh se kjo situatë e krijuar nuk kishte aspak për qëllim që të krijonte probleme te skuadra mike, ndërkohë që sfida mes dy vendeve do të zhvillohet ditën e shtunë, në Beja. Ky qytet është rreteh 100km larg kryeqytetit Tunis, ku duhej të ishte akomoduar fillimisht kombëtarja e Zimbabve.

Related posts

NJIHET SI LOJTAR I GUXIMSHËM/ Ibrahimovic sulmon CR7: Ai flet për sfida, por janë…

Delo.autor

Napoli nis punën për sezonin e ri/ Carlo Ançelotti merr me vete një ish-kampion

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Dy lojtarët e Milan me “valixhe” në duar, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment