Futboll Sport

TRONDITËSE/ Ish-lojtari i Real Madrid, atentat për eliminimin e shokut të ekipit!

Atentati i një jave më parë në periferi të Athinës ndaj ish-sulmuesit të Juventusit, Real Sociedadit, Olimpiakosit dhe Serbisë Darko Kovaçeviç dyshohet se është organizuar nga ish-shoku i skuadrës dhe ish-lojtari i Real Madridt Raul Bravo.

Olympiakos' Darko Kovacevic (right) celebrates his goal with team mate Raul Bravo. (Photo by Tony Marshall - PA Images via Getty Images)

Mediat helene raportojnë se ditët e fundit po qarkullojnë thashetheme në Greqi se Kovaçeviç ka qenë në dijeni të skemave të fiksimit të ndeshjeve dhe pastrimit të parave, gjë për të cilën është arrestuar Bravo dhe 10 persona të tjerë në Spanjë në maj të vitit të kaluar. Autoritet spanjolle i akuzojnë për skema të shitjes së ndeshjeve të kampionatit spanjoll në sezonet 2016-2017 dhe 2017-2018.

15590441570364

Kovaçeviç mendohet se ka qenë në dijeni të këtyre veprimeve të jashtëligjshme dhe fakti që mund të ketë patur informacion ka krijuar frikë te personat e implikuar.

Por, ky version nuk është zyrtar dhe i konfirmuar nga autoritetet e drejtësisë helene. Për më tepër që Kovaçeviç dhe Bravo kanë qenë shokë skuadre dikur te Olimpiakosi.

Një javë më parë, Kovaçeviç u qëllua me armë në këmbë nga një person i maskuar në momentin kur po parkonte makinën e tij. Kamerat e parkingut fiksuan momentin kur atentatori qëlloi dhe u arratis. Automjeti u gjet më pas i shkrumbuar.

kovacevic

Related posts

RISI DHE 7 LOJTARË NGA KAMPIONATI SHQIPTAR/ Bushi publikon listën e Shqipërisë U21

Delo.autor

Momenti rrëqethës pas golit të Salah, shoku i përshkruan golin tifozit të verbër (VIDEO)

Isa.Autor

FOOTBALL LEAKS DHE SPONZORIZIMET/ Ja si Arbitrazhi Sportiv shpëtoi City nga përjashtimi!

Delo.autor

Leave a Comment