Futboll Sport

Kjo është arsyeja se pse Gjermania nuk e shkarkoi trajnerin Joachim Low

Gjermania nuk do të pësojë ndryshime të mëdha, pavarësisht eliminimit që në fazën e grupeve të Botërorit të Rusisë. Trajneri Joachim Löw do të qëndrojë në pankinën e skuadrës 4 herë kampione të botës, edhe pse pas ndeshjes me Korenë e Jugut ai e vuri në dyshim qëndrimin e tij.

Federata gjermane e Futbollit (DFB), pas disa ditësh reflektimi vendosi që të konfirmojë 58-vjeçarin në pankinë, për të vijuar punën me skuadrën kombëtare.

Përpara se Gjermania të udhëtonte drejt Rusisë, Joachim Löw kishte rinovuar kontratën e tij për të qenë në krye të kësaj skuadre deri në vitin 2022. Tani, detyra e tij është të bëjë që Gjermania të harrojë sa më shpejt eliminimin nga Kupa e Botës, e të fillojë të mendojë fillimisht për Europianin e 2020-s dhe më pas për Botërorin e Katarit.

Related posts

GIRONA-BARCELONA/ Rikthehet Messi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TALENTI PREMTUES/ Steaua zbulon “Mesin e ri”, Bekali: Vlen 70 milionë euro (VIDEO)

Isa.Autor

NGA TENISTJA PENG TEK ÇIFTI WANDA-ICARDI/ Skandalet rozë që tronditën futbollin përgjatë 2021

Delo.autor

Leave a Comment