Futboll Sport

Nis sfida në Kamëz, skuadra e Ahmataj në kërkim të fitores pas 8 ndeshjesh

Në Kamëz po luhet ndeshja e vlefshme për javën e 30 të Superligës mes vendasve dhe Lushnjës.

Kamza 0-0 Lushnja

Minutë pas minute

1′ Nis ndeshja në Kamëz

Në orën 16:00 Kamza do të presë në shtëpi Lushnjën për të diskutuar përballjen e vlefshme për javën e 30 të Superligës.

Një sfidë jetikë për Kamzën e drejtuar nga Julian Ahmataj që nuk njeh fitore prej 8 ndeshjesh, e fundit pikërisht ndaj Lushnjës në fazën e tretë, e fituar 2-3. Kjo periudhë negative është pasqyruar edhe në renditje ku tani Kamza është futur në garë për mbijetësn së bashku me Vllazninë dhe Teutën.

Kamzën me dy skuadrat e tjera të lartpërmendura e ndan vetëm 1 pikë, pasi kanë grumbulluar 34, ndërsa Vllaznia dhe Teuta 33.

Formacionet zyrtare

Kamza: Avdyli, Idrizaj, Cukovic, Kuqi, Zguro, Fukui, Arrabal, Malaj, Mehmeti, Plaku, Fili. Trajner: Julian Ahmataj

Lushnja: Bejte, Meto, Premçi, M.Korreshi, Magani, Branica, Taullau, Gava, Papa, Pepa, Sefa. Trajner: Ilir Gjyla

Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Enea Pashaj, Nuri Rrapaj, Emirion Sino

Related posts

IU OFRUA ROLI I DREJTORIT TË RI TEKNIK/ Ja kushtet që Maldini vendos për të qëndruar tek Milan

Delo.autor

VIDEO/ 5 pritjet më të spikatura të javës në Serinë A, Berisha dhe Strakosha sfidojnë Bufonin

Q.Autor

FITORJA NDAJ ARSENAL-IT/ Lukaku: Ëndrra ime e fëmijërisë është realizuar, tani Londra është blu… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment