Futboll Seria A Sport

PO SHKËLQEN/ Gasperini me sy nga XHIMSHITI, mbrojtësi i jep përgjigjen e…

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Xhimshiti, nuk po kalon një sezon të shkëlqyer te Atalanta në aspektin e minutave, pasi ka luajtur vetëm 5 ndeshje dhe ka koleksionuar 406 minuta. Goli ndaj Interit mund të cilësohet si qershia mbi tortë, mbase e të gjithë edicionit.

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, nuk e sheh si titullar, por është i bindur për cilësitë e futbollistit shqiptar. Ai nuk ka pranuar ta largojë në verë dhe e ka pjesë të kontigjentit të skuadrës në çdo sfidë.

Një lajm i mirë vjen për Xhimshitin, para ndeshjes me Lazion. Shtatlarti ka kaluar problemet me dëmtimin e tij dhe do të jetë i gatshëm. Me shumë mundësi do ta nisë nga stoli, por i rëndësishëm është fakti që fizikisht është mirë dhe nuk ka probleme. Takimi kundër lacialëve është delikat dhe i rëndësishëm.

Related posts

SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE/ Partizani dhe Shkëndija mësojnë kundërshtarët

Delo.autor

“THREE LITTLE BIRDS”/ Ajax kërkon të nderojë legjendën, UEFA nuk e lejon (FOTO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ FRANËS/ Ceremonia e hapjes i besohet Era Istrefit, ja i ftuari special

Delo.autor

Leave a Comment