Futboll Sport

Shënoi golin e fitores ndaj Zvicrës, Forsberg: Krenar për këta djem

Suedia kalon në çerekfinalen e Kupës së Botës dhe meritë për këtë arritje e kishte padyshim mesfushori i nordikëve, Emil Forsberg, i cili ishte autor i asaj goditjeje që më pas përfundoi në rrjetë.

Në prononcimin e tij për mediat, Forsberg ishte mjaft krenar për këtë skuadër ndërsa theksoi se ka mbetur i kënaqur me mënyrën se si ekipi i tij luan.

“Kalimi në raundin tjetër do të thotë kaq shumë për mua. Kemi arritur të fitojmë përsëri në një mënyrë kaq të jashtëzakonshme. Nuk i dhamë Zvicrës shumë shanse. Po arrijmë shumë së bashku, dhe kjo më bën krenar. Ne e dimë se mund të jemi vërtet të mirë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ne jemi në çerekfinale tani dhe kjo është dëshmi se ne po bëjmë diçka shumë mirë”.-përfundoi mesfushori.

Në çerekfinale Suedia do të gjej përballë fituesin e çiftit Kolumbi-Angli.

Related posts

Presidenti Takaj i bind, Radas dhe Vangjeli vazhdojnë me Skënderbeun

Sadik.Autor

MERKATOJA E VERËS NË SUPERIORE/ “Verilindorët” vazhdojnë me largimet, Tirana nuk dalet me përforcime. Ja të gjitha lëvizjet

Delo.autor

Lewandowski: Kalimi te Real Madridi, thjesht spekulime

Q.Autor

Leave a Comment