Futboll Sport

Real Madridi dorëzohet përfundimisht për Ronaldon

Për herë të parë që prej se iu bashkua klubit në vitin 2009, drejtuesit e Real Madridit janë duke e parë seriozisht si një mundësi shumë reale largimin e Cristiano Ronaldos gjatë kësaj vere.
Ish-ylli i Manchester Unitedit ka kërcënuar me largim në raste të shumta, por drejtuesit e klubit madrilen gjithmonë ia kanë dalë të gjenin zgjidhje, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, tash, më 2018, Madridi është i vetëdijshëm për përfitimet e mundshme nga aprovimi për ta lejuar 33-vjeçarin të largohet, dhe më nuk e shohin si të pashitshëm portugezin.

Presidenti Florentino Perez nuk dëshiron të marrë vendim të ngutshëm dhe t’i parashikojë ngjarjet, sepse klubi është i bindur se do të marrë oferta për Cristianon, por, tani për tani nuk ka marrë asnjë ofertë konkrete nga klubi torinez.

Në momentin që vjen oferta e parë, kampioni evropian duhet të vendosë sesi dëshiron të vazhdojë, veçanërisht nëse vlerëson se mbajtja e Ronaldos në klub nuk është opsion i shëndetshëm.

Ronaldo dhe Reali kanë pasur marrëdhënie grindavece në vitet e fundit, sidomos që prej finales së Ligës së Kampionëve në Cardiff më 2017.

Ronaldo është ikonë në Madrid dhe shitja e tij mund të ketë ndërlikime serioze dhe në thelb do të kërkonte që klubi të blejë një lojtar madhështor, si për shembull Neymarin.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Si Salihamidzic largoi me sherr Flick nga Bayern Munich

Delo.autor

DUAN CHAMPIONSIN/ Spanjollët e bëjnë fakt të kryer: Zidan dhe Pogba do të luajnë për…

Isa.Autor

500 MIJË EURO NË JAVË/ Manchester Unitedi “shkund xhepat” për yllin e ekipit…

Delo.autor

Leave a Comment